De Biasi jep sqarime për listën: Zgjedhjet e mia ua shpjegova personalisht lojëtarëve
Gianni De Biassi foli mesditën e së mërkurës për zgjedhjet e bëra dhe përjashtimiet nga lista provizore.Trajneri i Kombëtares tha se këto ishin vendimet e marra dhe se më shumë i ka sqaruar personalisht lojtarët.
Gianni De Biasi -Trajner i Kombëtares: “
Këto janë zgjedhjet e mia. Gjimshiti ka një vit që luan pak, Rashica ka luajtur shumë me ekipin e tij, por nuk ka qenë me ne përveç disa minutave në miqësoret e fundit. Për Rrahamin, Shalën, kam të njëjtat arsyetime. Nuk mund t’iu them se çfarë i komunikova personalisht. Ata ishin këtu në grumbullim dhe nuk ishte e mjaftueshme për ta, pasi janë 27 më të mirët e kësaj Kombëtareje.
Gianni De Biasi u shfaq në disa momente nervoz me pyetjet për të përjashtuarit. Në Europian nuk do të shkojnë Berat Gjimshiti, i cili luajti në ndeshjet e fundit kualifikuese duke shënuar edhe një gol me Armeninë, sfida që siguroi një vend në fazën finale. Milot Rashica i cili është vlerësuar gjithmonë nga trajneri De Biassi pas një sezoni të shkëlqyer me Vitesse edhe pse afrua prej miqësores me Luksemburgun nuk e kaloi provën, por mbetet një element për të ardhmen. Herolind Shala dhe Amir Rrahmani janë grumbulluar edhe gjatë kualifikueseve të Euro 2016, por pa luajtur asnjë minutë. I pari ka shënuar gola me Slovan Liberec, ndërsa i dyti ishte titullar i padiskutueshëm te RNK Split dhe një nga mbrojtësit më të mirë në kampionatin kroat.
Tv Klan