De Biasi: Maqedonia nuk është ekip i dobët
Maqedonia nuk shikohet si një rival i dobët nga Gianni De Biasi. Trajneri i Kombëtares tha një ditë para sfidës kualifikuese të Botërorit 2018, që do të luhet në Shkodër, se me të tillë kundërshtarët duhet më shumë motivim.
“Duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj ndeshje, pasi është e vështirë të luash ndaj ekipeve të tillë. Më e lehtë është të luash ndaj Spanjës apo Italisë, pasi skuadra nuk ka nevojë për motivim. Nga lojtarët pres që të japin maksimumin në fushë”.
Gianni De Biasi nuk zbuloi asgjë nga formacioni.
Sëbashku me trajnerin, para gazetarëve doli edhe Ansi Agolli, i cili tha se ka më shumë arsye që Shqipëria të fitojë në këtë takim.
“Jemi më të motivuar për të marë 3 pikët në krahasim me kundërshtarin, duke u nisur nga atmosfera në ekip dhe fryma e grupit, por edhe rikthimi në Shkodër pas shumë vitesh”.
Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë. Ata do të jenë një mbështetje e madhe për nisur me sukses këtë fushatë kualifikuese të Botërorit.
Tv Klan