De Biasi nuk mendon për rinovimin

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.

De Biasi nuk mendon për rinovimin

22:30 10/06/2017

Fundi i kualifikueseve të Botërorit me shumë gjasa do të jetë edhe përfundimi i aventurës së Gianni De Biasi në stolin e Shqipërisë. De Biasi nuk ka përdorur shumë fjalë për të thënë mendimin e tij. Pyetjes nëse e mendon rinovimin, ai i është përgjigjur me “jo”.

Një deklaratë e prerë e trajnerit që mund të jetë një lamtumirë. De Biasi më parë ka thënë që duhet të jetë federata që do t’i ofrojnë ose jo një marrëveshje të re. Më herët kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se do ta çojë deri në fund kontratën aktuale me Gianni De Biasin.

Duka konfirmoi në një intervistë për Supersport se nuk kanë patur diskutime me De Biasin për një kontratë të re. Ai tha se nuk po mendon për stafin e trajnerëve që do të drejtojë Kombëtaren për sezonin e ardhshëm./ TV KLAN

 






Të ngjashme