De Biasi, trajner i Shqipërisë edhe për Botërorin


De Biasi, trajner i Shqipërisë edhe për Botërorin

14:09 23/06/2016

Gianni de Biasi do të jetë trajner i Kombëtares shqiptare edhe për fazën eliminatore të Botërorit 2018. Pavarësisht ofertave të shumta që ka marrë pas ndeshjeve të Europianit, De Biasi tha se ka një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbolllit deri në vitin 2017 dhe mendon ta respektojë atë.

“Në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, vetëm nëse presidenti Duka mendon ndryshe”-theksoi De Biazi në një intervistë për mediat sportive në vend.

Siç shkruan “La Gazzetta dello Sport”, në drejtim të De Biasit kanë ardhur oferta të shumta, disa prej tyre shumëmilionëshe nga kampionati kinez. Oferta më tunduese për 60-vjeçarin është padyshim ajo për drejtimin e kombëtares së Ukrainës, por nuk mungojnë as interesimet nga klube angleze, gjermane apo zvicerane.

Sa i përket EURO 2016, që u mbyll zyrtarisht të mërkurën për përfaqësuesen tonë, Italo-shqiptari tha se në fillim as që e mendonte një paraqitje të tillë. Por në Shqipëria largohet me kokën lart nga Franca, dhe me bindje se ka dhënë gjithçka. /TV KLAN






Të ngjashme