De Biasi vlerësohet nga shteti italian
Gianni De Biasi mori një tjetër vlerësim për arritjen e madhe me Kombëtaren, por kësaj here nga shteti italian. Trajneri i kuqezinjve u vlerësua nga Presidenti i Republikës së Italisë me titullin, Cavalire dell “Ordine Stella d’Italia”.
Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares)
Jam krenar se ashtu siç u tha edhe në motivim, besoj se kemi krijuar një urë midis dy vendeve. Një det që na ndan, por na bashkon një mendësi.
I ftuar në ceremoninë e organizuar nga Amabasa e Italisë në Tiranë ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi edhe një vlerësim për të gjithë shqiptarët.
Edi Rama (Kryeministër i Shqipërisë)
Jemi të gjithë të nderuar për këtë titull, sepse ne nuk harrojmë se Gianni është edhe qytetar shqiptar dhe Presidenti i Republikës Italiane nderon edhe një bashkëqytetarin tonë.
Kryeministri tha se Shqipëria do të jetë në finalet e Europianit e ardhshëm, por edhe për të negociuar e do jetë më afër se sot me Europën.
Ky nderim ishte një çimim i merituar sipas kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Armand Duka (President i FSHF-së)
Një titull i merituar për trajnerit e kombëtares për atë që ka dhënë për Kombëtaren.
Gianni De Biasi drejton Shqipërinë prej dhjetorit të vitit 2011.
Tv Klan