De Boer beson tek Inter pas fitores me Juventus


De Boer beson tek Inter pas fitores me Juventus

14:55 19/09/2016

Inter fitoi me Juventus një ndeshje pas më shumë se 6 vitesh. Zikaltërit reaguan pas rezultateve zhgënjyese në këtë fillim sezoni. Trajneri Frank de Boer tha pas suksesit 2 – 1 me Juventus se beson te projekti me Inter.

“Nga ana taktike nuk luajtëm ndryshe nga Hapoel Beer Sheva, por po të luash me një ekip si Juventus motivohesh. Ekipi tregoi se beson dhe fituam me meritë me skuadrën me të fortë në Itali. Nuk mund të prisni një mrekulli brenda 4 javësh, por unë besoj te projekti që kemi përpara”.

Juventus pësoi një humbje për të cilën gazeta torineze “Tuttosport” ngarkon me përgjegjësi Massimiliano Allegri. Vetë trajneri pranoi se duhet të analizojnë gabimet.

“Inter zhvilloi një ndeshje të mirë dhe ne gabuam. Kjo ishte një ndeshje e rëndësishme pasi do të na ndihmonte për ecurinë në kampionat. Është një humbje që djeg dhe duhet të zbresim me këmbë në tokë, të analizojmë mënyrën e lojës”.

Pas fitores në derbi sportivet italiane vlerësojnë lojën e Inter, por ndeshja e radhës është me mesjavë. Inter do të luajë në fushën e Empoli, ndërsa Juventus do të presë Cagliari.

Tv Klan

 






Të ngjashme