De Rossi tek Boca Juniors


De Rossi tek Boca Juniors

18:00 20/07/2019

Dëshiron të mbyllë karrierën në Argjentinë

Ish-kapiteni i Romës Daniele De Rossi, i cili u largua pak javë më parë nga klubi italian do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist tek Boca Juniors. De Rossi ka ruajtur marrëdhënie të mira me ish-lojtarin e kësaj Skuadre Niccolas Burdisso, i cili tashmë është drejtor sportiv i Boca. Lajmin e konfirmoi vetë presidenti i klubit argjentinas, Daniel Angelici.

“Mësuam se lojtari dëshironte ta mbyllte karrierën tek Boca dhe sigurisht në ditët e ardhshme do të udhëtojë drejt Buenos Aires. Flasim për një lojtar të një niveli botëror. Mesa di nuk ka patur asnjëherë një lojtar italian kampion bote që të ketë shprehur dëshirën për të veshur fanellën tonë. Nëse duhet ta them me përqindje, me 99% do të jetë lojtar i Bocas.”

Gjatë 18 viteve karrierë 35-vjeçari Daniele De Rossi ka luajtur 616 ndeshje për Romën, 117 ndeshje për kombëtaren italiane duke fituar edhe Kupën e Botës në 2006.

Tv Klan






Të ngjashme