Debat në Këshillin Bashkiak për Teatrin
Ndonëse nuk ishte në rendin të ditës, çështja e Teatrit Kombëtar shkaktoi debate qysh në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ishin këshilltarët e Partisë Demokratike që folën për grabitje të pronës publike dhe shkelje të ligjit për kompetencat vendore.
“Kushtetuta e Shqipërisë i njeh kësaj trupe, të zgjedhurve të Tiranës, të jenë garantët, mbrojtësit, e truallit publik të qytetit”.
Pas akuzave opozita braktisi mbledhjen.
Por Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi shfaqje qëndrimin e opozitës dhe tha se projekti për Teatrin e Ri do të vijojë.
Duke lënë të kuptohet për një rikandidim në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj u shpreh i bindur në fitoren e një betejë të dytë me opozitën.
“Të vijë kush të dojë, po çfarë do thonë?!
Me votat e maxhorancës, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi t’i ofroi një ndihmë prej 50 mijë Eurosh për Bashkinë e Athinës për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret që përfshinë një zonë të Athinës.
Tv Klan