Debat në Komisionin e Ligjeve për projektligjin e ri të noterisë – (8 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shteti ka vendosur të disiplinojë noterët. Vetëm në kryeqytet veprojnë 100 noterë të cilët paguajnë rregullisht taksat. Në një projektligj të ri, parashikohen kufizime në moshën e noterëve. Meshkujt mbi 60 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeçe, nuk do të lejohen të kryejnë profesionin e noterit. Për të përfituar ushtrimin e këtij profesioni, duhet arsimi i lartë juridik, mosha mbi 25 vjeç dhe stazhi një vjeçar i punës së një noteri.
Një komision i veçantë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë, do të kryet për zgjedhjen e noterëve. Në diskutimin e projektit në komisionin parlamentar të ligjeve, avokati Ngjela u shpreh.
Avokati Spartak Ngjela:- “Ne kemi pasur para viteve 90, në funksion të popullsisë gjithë Tirana vetëm një noter, se nuk ka pasur nevojë noteriale. Prandaj nuk është popullsia kriter, por vënia në eficencë e pronës”.
Projektligji i ri për noterinë do të miratohet nga parlamenti ditën e enjte./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame