Debat ne PE për çështjen e Katalunjës
Të mbledhur në seancën plenare në Strasburg, Komisioni dhe Parlamenti Europian kanë qenë pothuajse unanimë teksa e konsiderojnë referendumin e Katalonjës antikushtetues, të padobishëm dhe pa legjitimitet demokratik.
Por shumë grupime politike ne Parlamentit Europian kanë kritikuar stepjen e Komisionit për të dënuar menjëherë dhunën e përdorur ndaj qytetarëve gjatë referendumit të të dielës.
Frans Timmermans, zv/president i KE-së: “Ka një konsensus të përgjithshëm, që duke organizuar referendumin e të dielës, qeveria e Katalunjës ka injoruar ligjin. Kjo nuk ndryshon faktin, se ne kemi parë imazhde të trishtueshme të dielën. Dhuna, nuk është kurrë zgjidhje dhe nuk mund të përdoret kurrë si armë apo instrument.”
Steeevn Woolfe, deputet i pavarur: “Në vend që të dënonte rreptësisht dhunën, BE-ja e trajtoi çështjen si shkelje të shtetit ligjor nga katalanët. Kjo është BE-ja që njeh pavarësiënë e Kosovës pa referendum dhe e njeh Palestinën si shtet, edhe kur traktati i BE-së nuk e lejon ».
Grupimi liberal dhe ai demokrat kanë paralajmëruar se një shpallje e njëanshme e pavarësisë së Katalunjës mund të nxisë frymën nacionaliste në Bashkimin Europian.
Manfred Weber; grupimi Partisë Popullore (EPP): Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të Katalunjës: Mos ndërmerrni hapa të pakthyeshëm. Ata që shkëputen nga Spanja, shkëputen nga Bashkimi Europian, shkëputen nga tregu i brendshëm, shkëputen nga zona Euro “.
Gianni Pitela, grupimi i Partisë Socialiste ( S&D): “Apeli vlen gjithashtu për kryeministrin Rahoy, që së bashku me partitë e tjera politike të çojnë përpara dialogun, pasi Spanja ka nevojë për integritetin dhe forcën e saj.”
Ky debat vjen në një kohë kur Katalonia pritet te deklaroje pavarësinë nga Spanja, siç konfirmoi në një intervistë për “BBC” lideri i rajonit autonom Carles Puigdemont./Tv Klan