Debate në grupin e PD: Jo bojkot të Kuvendit
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos bojkotojnë punimet e Kuvendit, por të intensifikojnë aksionin opozitar në parlament. Vendimi u mor pas debateve dhe kundërshtive te forta qe disa deputete i benë idesë së bojkotit.
Njëzëri deputetët e djathtë dhanë mbështetje për votimin dhe numërimin elektronik, një kusht ky i opozitës së bashkuar.
Më herët kreu i Partisë demokratike priti në selinë blu aleatët e opozitës, mes të cilëve edhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së.
Partitë e koalicionit opozitar nënshkruan një memorandum lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit, ku u theksua se votimi dhe numërimi elektronik është një kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme. Tv Klan