Debate në komisionin për listat e votuesve – (16 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 17 Qershor, ndërsa raundi i dytë i votimeve më 1 Korrik. Këtë kërkesë, kryekomisioneri Celibashi ia ka paraqitur komisionit parlamentar për listat e votuesve dhe Presidencës. Sipas Celibashit, deri më 25 Maj, listat e votuesve do të rishikohen dhe do të shpallen publikisht.
Përfaqësuesit e opozitës Ngjela dhe Minarolli, e konsideruan të pamjaftueshme kohëzgjatjen e këtij procesi. Ndërkohë Komisioni Qendror Zgjedhor, ka mbledhur kryetarët e bashkive dhe komunave, si dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile, të cilët do të kenë në duar fatin e listave të votuesve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame