Debate në parlament, demokratët braktisin parlamentin – (9 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pozita dhe opozita, nuk kanë arritur dot marrëveshjen, për përbërjen e komisionit parlamentar, për verifikimin e listave të votuesve dhe ndarjen zonale. Ndonëse në parim është rënë dakord për ngritjen e këtij komisioni, prej 6 deputetësh, socialistët kanë kundërshtuar kandidaturën e Spartak Ngjelës. Në këto momente, demokratët kanë protestuar duke braktisur sallën e parlamentit.
Socialistët kanë votuar edhe kundër amendamentit të propozuar nga aleatët e tyre socialdemokratë. Pasi demokratët janë larguar nga parlamenti mazhoranca ka votuar për shtyrjen e miratimit të dy anëtarëve të komisionit, për listat e votuesve që i përkasin opozitës. Katër anëtarët e votuar janë Ylli Bufi, Spartak Braho, Pavlli Zëri dhe Vili Minarolli./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame