Debate në parlament për Zharrëzën, Blushi përplaset me Ahmetajn e Gjiknurin


Debate në parlament për Zharrëzën, Blushi përplaset me Ahmetajn e Gjiknurin

15:09 02/03/2017

Vendimi i qeverisë për dëmshpërblimin e banorëve të fshatit Zharrzë i dhe fund protestës së tyre, por jo debateve në Parlament që kanë dominuar ne seancën e kësaj të enjte.

Ben Blushi i kërkoi llogari qeverise përse po e bën dëmshpërblimin me taksat e shqiptarëve dhe s’po ja merr kompanisë, e cila është përgjegjëse për dëmtimet e shtëpive në këtë fshat.

Ben Blushi:

Qeveri e pa aftë dhe e korruptuar pasi po mbron Bankeresin duke paguar nga taksat tona atë që duhet ta bënte kompania.

Akuzave dhe shqetësimeve të Blushit iu përgjigjen 2 ministrat Gjiknuri e Ahmetaj.

Blushi shpalosi dhe 2 amendamentet për kodin zgjedhor, për përfshirjen e numërimit elektronik në këto zgjedhje si dhe uljen e kostove për fushatën zgjedhore./ TV KLAN






Të ngjashme