Debate në qeveri për arrestimet e Speciales


Debate në qeveri për arrestimet e Speciales

19:19 06/11/2020

Ministri i Drejtësisë kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Pas arrestimeve të fundit nga Specialja është mbledhur qeveria e Kosovës në të cilën Kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar të ruhet stabiliteti i vendit, ndërsa ka vlerësuar qëndrimin e të akuzuarve për t’ju përgjigjur drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë Selimi ka kërkuar që pas këtyre arrestimeve të pezullohet dialogu me Serbinë, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Hoti, i cili ka thënë se duhet respektuar parimi i ndarjes së pushteteve.

Zv/kryeministri Besnik Tahiri ka thënë se qeveria do t’u dalë në ndihmë të akuzuarve.

Ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kërkuar unifikim të faktorit politik në Kosovë duke përmendur si shembull ish-Presidentin Rugova.

Kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it dhe misioni i BE-së në Kosovë, të cilët kanë vlerësuar bashkëpunimin e ish-krerëve të UÇK-së me Dhomat e Specializuara. 

Tv Klan






Të ngjashme