Debate për Berishën në mbledhjen e PD, Rushaj tregon detaje: Çfarë ndodhi
Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar të PD-së është folur për debate ndaj kryetarit Lulzim Basha në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës. Kryetari i grupit parlamentar, njëkohësisht, nënkryetar i partisë, Alfred Rushaj ka përcjellë në emisionin “Opinion” detaje rreth asaj që ka ndodhur në mbledhje. Rushaj mohoi që Basha të ketë thënë që baza e PD është anti-amerikane.
Alfred Rushaj: Basha nuk e ka thënë këtë. Ka pasur diskutime. Diskutimet kanë qenë kryesisht mes zotit Noka dhe zotit Basha. Janë bërë me tone jashtëzakonisht të qeta. Secili ka paraqitur mendimet e veta. Në asnjë moment Basha nuk ka thënë që baza e PD është antiamerikane.
Blendi Fevziu: Ka thënë që nuk mund të lejoja krijimin e një grupi antiamerikan në PD?
Alfred Rushaj: Nuk mund të perifrazoj çfarë ka thënë, por e sigurt, që këtë që baza e PD është antiamerikane nuk e ka thënë./tvklan.al