Debate për delegacionin e Kosovës në SHBA
VV refuzon pjesëmarrjen
Ka mbetur edhe një javë deri në takimin që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në Washington me palën serbe ndërsa ende nuk është finalizuar përbërja përfundimtare e delegacionit të Kosovës që do të udhëtojë për në SHBA.
Tashmë dihet se këtij delegacioni i prin kryeministri Avdullah Hoti, i cili së fundmi i ka bërë ftesë edhe opozitës që të jetë pjesë e takimit. Lëvizja Vetëvendosje përfundimisht i ka thënë jo kësaj ftese.
“Ne e konsiderojmë që Kosova me Serbinë mund të dialogojë vetëm atëherë kur ka një qeveri me legjitimitet të plotë”.
Nga AAK-ja është caktuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili thotë se në këtë takim Kosova shkon e përgatitur.
“Dua t’ju siguroj se delegacioni i Kosovës është i përgatitur”.
Nisma Social Demokrate ka caktuar zv/kryeministren, Albulena Balaj Halimajn. Takimi në Washington me palën serbe do të mbahet më 4 Shtator, ndërsa menjëherë më 7 Shtator do të pasojë një takim tjetër në Bruksel. Ftesën kryeministri opozitës ua ka bërë për të marrë pjesë në të dyja takimet.
Tv Klan