Debatet në PSD – (11 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kanë vazhduar edhe sot në selinë e Partisë Social Demokrate debatet mbi daljen e fraksionit të sekretareve pas mbledhjes së djeshme të kryesisë të kësaj partie. Nënkryetari Apostoli shprehet se jo vetëm PS por edhe PD kanë ndikuar në idetë e fraksionistëve të cilëve sipas tij u mungon programi.
Gaqo Apostoli, Nënkryetari i PSD:- “Fraksionet
në një parti kanë dhe sipërfaqe dhe thellësi në trupin e partisë. Në rastin
konkret do thosha nuk bëhet fjalë për thellësi ka një gërvishtje sipërfaqesore
apo një plasaritje. Së dyti do theksoja që emri antikorrupsion është një spekullim,
pra nuk është një fraksion antikorrupsion, por do thoja që është një grup që në
vetvete i mungon
dhe morali politik bile do thoja dhe ai njerëzor. Sepse baza
e tij janë epshet e shfrenuara për pushtet si në parti ashtu edhe në poste të
ndryshme qeveritare që mund t’ju jenë ofruar. Doja të theksoja që bazohet
edhe mbi shpifjet dhe fyerjen që janë bërë forumeve drejtuese të partisë si në
rastin e zgjedhjes sime si nënkryetar i partisë ku akuzohet dhe këshilli
drejtues kombëtar. Mund të ketë burime brenda PS por ndoshta dhe brenda
PD, dihen taktikat e përdorura deri sot ne Shqiperi sidomos ne partite e vogla.
PSD-ja e ka ndier me shumë nga të gjitha partitë në kurriz këtë gjë, që nëpërmjet
teorisë së joshjes të individëve të ndryshëm në pushtet të bëhen lojera
të tilla politike”.
Ndërkohë sekretari organizativ socialdemokrat Bari Myyftari e motivon idenë e krijimit të fraksionit brenda PSD, si lëvizje për të sjellë në drejtimin e skenës politike shqiptare figura të pa korruptuara.
Bari Myftari, Sekretar i PSD:- “Unë nuk marr përsipër
se kush është i korruptuar. Marr përsiper që fenomeni i korrupsionit e demton
PSD. Në
këtë pikpamje i është bërë thirrje dhe njerëzve që janë
etiketuar për këtë punë të bëjnë veprimet në organizmat përkatëse. Pra partia
jonë një parti relativisht e vogël nuk mund të mbajë dot etiketime të tilla. Pra nuk është puna se është
deshirë kjo për të rrëzuar Skënder Gjinushin apo filan njeri tjetër. Në forumet
sidomos Kongresi dhe kryetari ka atributin e Kongresit, në kongres pastaj
paraqiten alternativa njerëzish, alternativa ideshë. Në këtë pikëpamje është
Kongresi ai që vendos, nuk merret me individë”./tvklan.al
Gazetare – Vladimir Lame