Debatet për gjykimin, FSHF mbledh arbitrat


Debatet për gjykimin, FSHF mbledh arbitrat

17:12 28/01/2020

Kërkohet përqendrim dhe mos-ndikim nga deklaratat

“Arbitrat e Kategorisë Superiore u mblodhën paraqiten e së martës në Federatën Shqiptare të Futbollit për të diskutuar rreth vendimeve në ndeshjet e fundit”.

Shkak u bënë reagimet pas disa vendimeve të arbitrave në ndeshjet Kukësi-Partizani, Bylis-Teuta dhe Tirana-Luftëtari. Zyrtarë të klubeve nuk i kursyen akuzat për gjyqtarët pas rasteve të diskutueshme.

Takimi në Federatë zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Sipas njoftimit në mbledhje është kërkuar përqendrim maksimal të të gjitha hallkave dhe një punë më të madhe për mirë-administrimin e tyre. Mësohet se është kërkuar korrektesë në gjykim dhe të mos ndikohen nga deklaratat në media nga presidentë apo zyrtarë të ekipeve që mund të pasohen me gabime.

Situata të caktuara në ndeshjet e fundit kanë sjellë pakënaqësi, pasi po luhet faza e tretë dhe çdo pikë e lënë peshon në arritjen e objektivave të përcaktuar. Pas 19 javësh kampionat, renditja mbetet e ngjeshur dhe më të shkëputur janë vetëm Luftëtari dhe Flamurtari që ndodhen në zonën e rënies. Gara për titullin kampion dhe zonën e kupave të Europës mbetet e fortë.

Tv Klan






Të ngjashme