Debati dhe kërkimet për uraniumin e varfëruar në Kosovë – (13 Janar 2001)


Debati dhe kërkimet për uraniumin e varfëruar në Kosovë – (13 Janar 2001)

10:37 13/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Studimet belge hedhin poshtë lidhjen e mes uraniumit dhe sindromës së Ballkanit. Kështu agjencia federale belge për kontrollin bërthamor hodhi poshtë sot ekzistencën e një lidhje mes përdorimit të armëve me uranium të varfëruar dhe rasteve të kancerit në radhët e paqeruajtësve në Ballkan. Aktualisht një lidhje e tillë sugjerohet thuajse menjëherë edhe pse shkencërisht, ka shumë pak gjasa të ndodh, ka thënë agjencia në një njoftim të publikuar.

Kriza që ka të bëjë me ndikimet afatgjata në shëndet, në saj të përdorimit të municioneve për shkatërrimin e automjeteve të blinduara, rrezikon përçarjen e aleancës së NATO-s. Pasi kritikët bëjnë shkaktarë municionet për shfaqen e kancerit në radhët e trupave paqeruajtëse që shërbyen në Ballkan.

Britania së bashku me NATO-n dhe SHBA, këmbëngulin se nuk ka të dhëna për ekzistencën e lidhjes mes armëve me uranium dhe rasteve të leucemisë, por Italia ka kërkuar fillimin e hetimeve për gjetjen e shkaqeve të vdekjes së 8 paqeruajtësve të saj nga leucemia, pas përfundimit të shërbimit të Kosovës dhe Bosnjes./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori  






Të ngjashme