Debati i dy kandidatëve për bashkinë Vlorë në vitin 2000
Autori: Blendi Fevziu
23:30 19/09/2000Kandidatët e dy forcave kryesore politike për bashkinë e Vlorës, Esat Hasani i Partisë Demokratike dhe Niko Veizi i Partisë Socialiste janë përballur në një debat të hapur me njëri-tjetrin.
Në emisionin “Opinion” realizuar më datë 19 Shtator 2000 të dy kandidatët ballafaquan platformat e tyre.
“Kam vendosur të kandidoj për bashkinë Vlorë si përfaqësues i Partisë Socialiste sepse jam një djalë nga Vlora dhe brenda kandidimit tim kam dëshirat dhe angazhimet e prindërve dhe gjyshërve të mi. Jam i përgatitur seriozisht për të menaxhuar qytetin dhe nuk e konceptoj punën time thjeshtë si individ”, tha Veizi.
“Unë kam marrë përsipër të kandidoj për shkak të obligimit tim politik me Partinë Demokratike. Partia Demokratike është një parti që përmbysi sistemin komunist dhe ndërtoi institucionet e para demokratike. Kam eksperiencën time në prefekturën e Lezhës dhe jam vlerësuar pozitivisht dhe të gjitha këto mendoj se janë arsye për të kandiduar”, tha Hasani./tvklan.al