Debati mbi dokumentarin e Lady D
Në 20 vjetorin e vdekjes e princeshës Diana në Britani vlon debati mbi transmetimin ose jo të dokumentarit “Diana, Me fjalët e saj” ku princesha rrëfen si asnjëherë më parë jetën e saj të palumtur, që nga fëmijëria deri pas martesës me princin Charles.
Miq të afërm dhe familjare të princeshës Diana kanë kërkuar që videot ku tregohen detaje intime të jetës së saj të mos transmetohen më 6 gusht, data kur rrjeti britanik, Channel 4 do të publikojë imazhet dhe zërin e Dianës në momentet e saj më të sinqerta.
Filmimet u regjistruan mes shtatorit 1992 dhe dhjetorit 1993, në Pallatin Kensington. Diana rrëfen përmes kamerës jetën e princeshës se trishtuar ndërsa flet edhe për marrëdhënien “shumë të çuditshme” seksuale me princin Charles. Përmes intervistave spontane Diana zbuloi se jeta seksuale e çiftit u përkeqësua vetëm disa vjet pasi ishin martuar.
Pavarësisht kritikes së madhe mbi transmetimin e pamjeve, Channel 4, tha se edhe pse videot janë xhiruar privatisht ato përbejnë një burim të rëndësishëm historik.
Tv KIan