Debati më i keq në histori
“Kryqëzohet” përballja e parë mes kandidatëve në SHBA
Debati kaotik Trump-Biden, ku ofendimet dhe tonet e larta nisën që në hapje të tij, kanë shkaktuar qëndrime të ashpra nga media dhe shoqëria amerikane. Sipas asaj që raporton CNN, ekspertët e kanë konsideruar debatin mes dy kandidatëve si një turp kombëtar, që nuk ishte parë asnjëherë në historinë e Amerikës.
Për këtë arsye Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA ka deklaruar se do të ndryshojë formatin për të siguruar që dy takimet e mbetura midis Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta. Në listën e masave nga ana e komisionit përfshihet edhe mbyllja e mikrofonit nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin.
Gjatë debatit të djeshëm kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e lejonte rivalin e tij demokrat të mbaronte fjalinë aq sa dukej sikur të gjithë “pushtetin” e këtij debati e mori Trump ku nuk nguronte të ngrinte lart punën që administrata e tij ka bërë gjatë mandatit.
Moderatori Chris Wallace i televizionit Fox News i kërkoi presidentit amerikan që ta lejonte Biden që të përfundonte mendimin e tij, por pa rezultat.
Masat e reja të vendosura nga komisioni që mbikëqyr debatet ka sjellë edhe reagimin e Trump, ku nëpërmjet një postimi në Twitter është shprehur se në debate të këtij lloji duhet që të jetë një moderator i ri dhe një kandidat më i zgjuar demokrat.
Komisioni i Debateve Presidenciale e falenderoi, Wallace për profesionalizmin dhe aftësitë e tij gjatë takimit Trump-Joe Biden. Kritikët janë shprehur se kur përballet me çështje të vështira ose të ndërlikuara, Donald Trump ka një tendencë të ofrojë një përgjigje shpesh kundërvënëse dhe i bënë njerëzit të mos japin mendimin e tyre dhe të besojnë vetëm çfarë thotë ai.
Shumë njerëz e kanë përdorur këtë debat edhe si një mënyrë talljeje kryesisht nëpërmjet memeve në rrjetet sociale.
Trump është krahasuar me personazhet në serialin The Simpson, ndërsa fytyra e Biden nëpërmjet filtrave që kanë rrjetet sociale herë pas herë kthehej në një fëmijë.
Të tjera media ndërkombëtare shkruajnë debatet amerikane që janë shembull për gjithë botën, nuk kanë qenë kurrë kaq të ulët. Dy debatet e ardhshme mes kandidatëve do të mbahen në Tetor.
Klan Plus