Debati me Ramën, Voltana Ademi: Kryeministri na kërcënoi me…


Debati me Ramën, Voltana Ademi: Kryeministri na kërcënoi me…

15:05 01/09/2016

Debatin me kryeministrin Edi Rama, gjatë ceremonisë së inaugurimit të të stadiumit “Loro Boriçi”, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ka cilësuar si një kërcënim.

Një ditë pas ngjarjes, në një deklaratë për mediat, e zgjedhura demokrate ka thënë se shefi i qeverisë ka kërcënuar me zero fonde për qytetin që ajo drejton.

Deklarata e plotë e Voltana Ademit

Jam sot këtu para jush për të denoncuar kërcënimet e papranueshme e skandaloze të kryeministrit të vendit, ndaj Shkodrës e qytetarëve të saj.

Mbrëmë, në prani të dhjetëra vetëve, në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, Edi Rama u hakërrye në mënyrë të përsëritur, duke me thënë se Shkodra do të ketë zero fonde.

Zero fonde, përsëriti 10 herë kryeministri i vendit.

Nuk është vetëm kërkesa e tij për prishjen e shtëpive pranë stadiumit, arsyeja e kësaj sjellje.

Kjo është e qartë se është një sjellje politike, hakmarrëse ndaj një qyteti e ndaj banoreve të tij, që nuk e kane votuar Edi Ramën.

Unë jam sot këtu si përfaqësuese e zgjedhur e qytetareve të Shkodrës dhe dua t’i bej të ditur Edi Rames se shtëpitë me leje, prona, qytetarët, ligji, janë më të rëndësishëm se pushteti, me te rëndësishëm se një bashki, më të rendesishem se unë, se qeveria dhe më të rëndësishëm se Edi Rama.

Nuk do te pranoja kurrë të shembja në mënyrë të paligjshme shtëpinë, pronën, mundin, gjakun e djersen e një qytetari, vetëm sepse kjo ka të bëjë me trillet e shijet e një kryeministri.

Edi Rama haptazi po dënon qytetaret e Shkodrës. Kundër ligjit, kundër Kushtetues, ai po privon qytetaret e Shkodrës nga të drejtat e tyre për të pasur zhvillim, pune, arsim e shëndetësi më të mirë. 

Unë në cilësinë e kryetares se bashkisë kam dërguar dhjetëra projekte, projekte shumë të mira e në interes të komunitetit, të gjitha të refuzuara.

Pse?

Sepse qytetaret e Shkodrës janë të lirë e nuk e votuan.

Pse?

Se qytetarët e Shkodrës nuk pranojnë të sundohen.

Kjo është taksa qe u dashka të paguajnë qytetaret e Shkodrës, hakmarrjen e një kryeministri që sillet me buxhetin, me taksat e shqiptareve sikur të jenë prone e tij private që i shpërndan sipas qejfit.

Historia ka treguar se asnjë kryeministër, edhe me tiranet, nuk e kane firuar betejën me qytetaret, me shkodranët. Në fund triumfon e drejta, triumfojnë qytetarët, triumfon sovrani./tvklan.al






Të ngjashme