Debati në KE për minoritetin grek në Shqipëri – (21 Janar 2001)


Debati në KE për minoritetin grek në Shqipëri – (21 Janar 2001)

22:02 21/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Problemet e minoriteteve rrezikojnë të ringjallin konfliktet e vjetra mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një projektrezolutë e eurodeputetëve grekë, pritet të hap debatet në sezonin e ri të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, i cili nis punimet nesër në Strasburg. Iniciativa greke merr shkas nga zgjedhjet lokale në Himarë, ku eurodeputetët grekë pretendojnë të jenë manipuluar rezultatet.

Projektrezolutës së eurodeputetëve grek në KE, i shtohet edhe një letër e organizatës OMONIA, drejtuar këtij organizmi. Ku pretendohet për ndarjen e re elektorale, në zonat e minoritetit.

Delegacioni shqiptar në KE i përbërë nga deputetët Dokle, Pollo, Aliko e Begaj, ka përgatitur kundërpërgjigjen e pretendimeve greke. Sipas tyre zgjedhjet në Himarë, ishin të rregullta, ndërkohë që ishin një grup deputetësh grek, që ndërhynë në qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve. Këshillit të Europës i janë drejtuar protesta edhe nga shoqata Çamëria, për mosnjohjen e pronave të tyre nga shteti grek./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme