Debati për armët, kaos në Kongresin Amerikan
Debati për armët ka shkaktuar një gjendje kaotike në Dhomën e Ulët, të Kongresit Amerikan. Demokratët bllokuan në grup podiumin për të kërkuar votimin e legjislacionit për kontrollin e armëve.
Përfaqësuesit demokratë folën para kongresmenëve dhe kërkuan nga kreu i Kongresit Paul Ryan që të anulonte pushimin e planifikuar për javën e ardhshme.
Siç raporton BBC, ata u ulën në dyshemenë e Dhomës dhe protestuan për rreth 10 orë. Pavarësisht përpjekjeve të Ryan për të rivendosur rregullin, ata këmbëngulën në kërkesën e tyre, ndërsa nuk munguan dhe debatet e forta me palën republikane.
Kërkesa e demokratëve vjen pas masakrës me 49 të vrarë në një klub në Orlando, më e rënda në historinë e Amerikës./tvklan.al