Debati për arsimin, Rama replika me Topallin në parlament
I kthyer me çarter nga Brukseli, Kryeministri i vendit i është drejtuar menjëherë sallës së seancave plenare të parlamentit, ku u përfshi në debatin për kaosin e krijuar nga sistemi i meritës, për përzgjedhjen e studentëve në fakultete.
Në mungesë të ish – Kryeministrit Berisha, Rama debatoi me Jozefina Topallin. Deputetja Topalli evidentoi edhe çorientimin e maturantëve me numrin e kuotave në universitete.
Kryeministri Rama shfrytëzoi foltoren e parlamentit për të reaguar ndaj pyetjes që iu bë nga gazetarja e Klan dhe ABC News, Erisa Zykaj, në lidhje me situatën e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Tv Klan