Debati për daljen e Britanisë nga BE
Një ditë para referendumit për daljen e Britanisë së Madhe në BE, dy kampet që po udhëheqin fushatat pro dhe kundër të ashtuquajturës Brexit, u përballën në një debat televiziv në “Arenën e Uemblit”, në Londër.
Për Boris Xhonson, ish-kryebashkiakun e Londrës dhe një nga zërat më të fortë pro largimit nga BE, e enjtja mund të jetë “Dita e Pavarësisë për Britaninë e Madhe”.
Boris Johnson (ish-kryebashkiak i Londrës): “
E gjithë politika jonë e tregtisë i dorëzohet Komisionit Europian, vetëm 3.6% kthehet mbrapsht në vendin tonë
”.
Përgjigja për Xhonson erdhi nga pasardhësi i tij në bashkinë e kryeqytetit anglez, Sadik Kan: “
Boris ti duhet ta dish mirë se më shumë se gjysmë milioni vendesh pune në Londër varen direkt nga BE”.
Pak ditë më pare edhe kryeministri Cameron bëri thirrje për të votuar kundër daljes së vendit nga BE. Sondazhet tregojnë se 10 për qind e votuesve janë ende të pavendosur ndaj dhe në të dyja kampet pavarësisht optimizmit mbizotëron pasiguria për rezultatin.
TV KLAN