Debati për minoritetin grek (2007)
Autori: Blendi Fevziu
22:37 10/05/2007Opinion- Debati për minoritetin grek ka qenë në qendër të vëmendjes në tre javët e fundit duke përfshirë edhe një gamë të gjerë përfaqësuesish të shoqërisë shqiptare. Debati mori spunto pas ndërhyrjes së fadromave të policisë ndërtimore të cilat tentuan të shembin disa ndërtime pa leje në Jalë të bashkisë Himarë. Pas reagimeve dhe deklaratës së kreut të Bashkisë Vasil Bollano, nisën replikat nga historianë dhe njerëz të politikës. Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Artur Zheji, Mentor Nazarko, Vasil Bollano, Orfea Beci dhe në lidhje direkte Enri Hide.
“Zanafilla e këtij debati nisi me problemet dhe reagimet si të komunitetit dhe të pushtetit vendor. Çdo komunitet zgjedh udhëheqësit e tij dhe nuk mund të shmanget pushteti vendor sepse nëse ndodh shfaqen problemet. Është thjeshtë një problem mediatik sepse interesa të veçanta bëjnë që ti orientojnë drejt krizës. Interesa të veçanta, të ndërthurura nuk iu pëlqejnë reagimet dhe respektimi ligjit. Lidhur me ndërhyrjen e minoritetit grek për shembjen e objekteve pa leje duhet të japin mediat përgjigje të cilat e kanalizuan situatën në këtë aspekt”, tha Bollano.
“Mendoj se reagimi ishte i shproporcionuar. Në raport me atë që tha Bollano me fjalë të mëdha, por pa mbajtur qëndrime ka një qëndrim konstant të politikës greke. Bollano është interpreto i kësaj politike për të krijuar probleme ose për të mos mbajtur qëndrim. Teza e autonomisë së Vorio-Epirit është një koncept i krijuar nga qarqe të caktuara greke”, tha Nazarko./tvklan.al
Të ftuar: Artur Zheji, Mentor Nazarko, Vasil Bollano, Orfea Beci dhe në lidhje direkte Enri Hide.