Debati për ngjarjet e Marsit të vitit 1997
Autori: Blendi Fevziu
23:00 04/03/2004Ngjarjet më problematike të historisë së Shqipërisë në 12 vite pluralizëm lidhen me vitin 1997. Ka qenë një vendim i Presidentit Alfred Moisiu, i cili ka dekoruar dy punonjës të Shërbimit Informativ Shqiptar Hidri dhe Qokaj që u vranë në zyrat e SHIK në qytetin e Vlorës që ka hapur një debat të madh. Shumë e kanë kundërshtuar këtë vendim të Presidentit, të tjerë janë shprehur se nuk ka qenë momenti i duhur, por ka pasur shumë nga ata që e kanë mbështetur duke u rikthyer edhe një herë në vorbullën e debateve që provokon 1997-ta.
Më shumë se sa dekorimi i punonjësve të rënë në zyrat e tyre në qytetin e Vlorës duket se debati duket se i takon një problemi të paqartë. Por për të diskutuar lidhur me vendimin e Presidentit Moisiu ishin të ftuat në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan Skënder Gjinushi kryetar i Partisë Social Demokrate, Bashkim Fino ish-kryeministër, Dashamir Shehi ish-zv/kryeminister, Tritan Shehu kryetar i PD. Dhe në lidhje direkte Neritan Ceka kryetar i Partisë Aleanca Demokratike dhe Mero Baze botues i Gazetës Tema.
Gjatë emisionit edhe mes të ftuarve pati përplasje mendimesh lidhur me vendimin e Presidentit Alfred Moisiu, ku disa prej tyre e cilësuan si të drejtë dhe të tjerë jo./tvklan.al