Debati për postin e presidentit, Al Gore-Bush – (18 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Është zhvilluar debati i tretë televiziv, mes dy kandidatëve, për postin e presidentit të Amerikës, Al Gore dhe Xhorxh Bush. 90 minuta ka vazhduar dueli i fundit televiziv në universitetin e Washingtonit. Debati i tretë dhe më i ashpër mes dy kandidatëve ka pasur si pikën më të nxehtë të tij, taksat dhe premtimet elektorale rreth tyre. Pas debateve, e vetmja pikë e përbashkët si për Al Gorin dhe për Xhorxh Bushin, ka qenë një “Po” e vendosur, përsa i përket dënimit me vdekje.
Pas 90 minutave të duelit të fundit elektoral, sondazhet flasin për një shkëputje të Al Gorit. Diferenca e pikëve është rritur ndjeshëm për Al Gorin, i cili udhëheq në të treja debatet televizive përball Bushit. Tani është 7 Nëntori, që do të vendos se kush do të jetë pasardhësi i Klintonit dhe kush do të jetë shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë Amerikane./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori