Debati për stadiumin e Shkodrës, qeveria: Vlerën e shpronësimit ta caktojë Këshilli Bashkiak
Këto ndërtesa, shtëpi banimi dhe biznese, ngjitur me stadiumin e sapo rikonstruktuar të Shkodrës janë kthyer në një mollë shërri mes qeverisë dhe Bashkisë së qytetit.
Bashkia e Shkodrës ka detyrimin të bëjë shpronësimin në mënyrë që ato të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të parkingut për stadiumin, si një detyrim i përcaktuar nga UEFA, thotë Artan Shkreli, Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Territorit dhe Urbanistikës.
Për mospërmbushjen e këtij detyrimi, Kryebashkiakja Voltana Ademi shprehet se është bërë shkak masa e dëmshpërblimit që përcakton Ligji për Shpronësimeve, që sipas saj, nuk është i drejtë.
Shkreli, nga ana tjetër thotë se ky është një justifikim absurd, sa kohë që Këshilli Bashkiak ka instrumentat ligjore për të vendosur vetë vlerën e shpronësimit.
UEFA ka kërkuar të paktën 150 vende parkimi VIP. Kryebashkiakia thotë se kjo kërkesë është përmbushur, ndërsa Këshilltari i Kryeministrit e përgënjeshtron.
Teksa shembja e këtyre ndertesave është kthyer në një përplasje politike, fakt është se stadiumi “Loro Boriçi” nuk ka një parkim me standarde, siç e kërkon UEFA.
Por cila do të jetë zgjidhja teksa palët ndajnë qëndrime krejt të kundërta?
Tv Klan