Debati për taksimin e dividentit, Beqiraj: Duhet të tatohet kur tërhiqet


Debati për taksimin e dividentit, Beqiraj: Duhet të tatohet kur tërhiqet

15:48 28/12/2018

Në debatin e madh të hapur nga kthimi për rishqyrtim i ligjit për tatimin mbi të ardhurat nga ana e presidentit Ilir Meta, ekspertët e ekonomisë insistojnë se nisma e qeverisë për të tatuar me 8% dividentin e akumuluar edhe përpara vitit 2019-ë është tërësisht ligjore dhe e mbështetur në logjikë ekonomike. Irena Beqiraj, e cila ka punuar në postin e zv/ministres së financave për disa vite në qeverinë Rama, thotë se e ardhura personale në këtë rast, siç është dividenti, tatohet në momentin që fitohet, pra kur kjo e ardhur tërhiqet nga kompania dhe shkon në llogaritë personale.

Irena Beqiraj thotë se fitimi i akumuluar i një kompanie mund të qëndrojë brenda saj, deri në momentin që ashtu vendos drejtimi i kompanisë. E për sa kohë ligji ia lejon, atëherë ai mund të tërhiqet në momentin që kompania e sheh të arsyeshme.

Por që i gjithë ky diskutim të mos ndodhë, ajo kërkon që të nxirret nga sirtarët një nisëm ligjore e punuar në ministrinë e Financave sëbashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015-ë,ligj i cili fut konceptin e të ardhurave komulative.

Në vendet e zhvilluara taksimi i të ardhurave personale, bëhet për të gjitha të ardhurat që realizon një individ nga çdo burim, e në bazë të sasisë totale ato taksohen në mënyrë progresive, këtu duhet të bashkohet edhe tatimi i dividentit, i cili nuk është fitim i kompanisë, por i pronarit.

Tv Klan






Të ngjashme