Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Meta: Mbështes reagimin e Ministrisë së Jashtme
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për dëbimin e ambasadorit të Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia dhe një tjetër diplomat iranian. Kreu i shtetit thotë se mbështet tërësisht reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Deklarata u bë nga Pogradeci, ku Meta ishte në kuadër të një aktiviteti.
“Për këtë çështje jam tërësisht mbështetës ndaj reagimit të ministrisë sonë”.
Gjithashtu kreu i shtetit i pyetur nga gazetarët lidhur me Reformën Zgjedhore, tha:
Jemi të vonuar për Reformën Zgjedhore dhe apeloj për të arritur sa më shpejt një marrëveshje. Inkurajoj përgjegjshmërinë maksimale dhe shpresoj që interesat e politikes nuk do cënojnë interesat e vendit”.
/tvklan.al