Dëbimi i diplomatëve rusë/ Ambasada Amerikane, thirrje Rusisë: Merr përsipër përgjegjësitë


Dëbimi i diplomatëve rusë/ Ambasada Amerikane, thirrje Rusisë: Merr përsipër përgjegjësitë

10:15 27/03/2018

Ambasada Amerikanë ka reaguar pas dëbimit të 123 zyrtarëve rusë nga 23 vende të botës, përfshirë dhe Shqipërinë e cila ka dëbuar dy zyrtarë.

Nëpërmjet një postimi Ambasada i bën thirrje Rusisë që të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe ti tregojë botës së është e aftë të përmbushë përgjegjësitë ndërkombëtarë si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare.

Më herët faqja e Shtëpisë së Bardhë ka publikuar në Instagram listën e shteteve që kanë dëbuar zyrtarët rusë, pas dyshimeve se Moska është e përshirë në helmimin e ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbëri në Britaninë e Madhe.

/tvklan.al

 





Të ngjashme