Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
Disa muaj pasi një person u qëllua për vdekje në një park në Berlin, Gjermania vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë, pasi dyshohet se vrasja u urdhërua nga Rusia ose Republika Çeçene Ruse.
Dëbimet vijnë pak kohë pasi kryeprokurori gjerman vendosi që të marrë në dorë çështjen. Gjermania akuzon Rusinë se nuk ka dhënë asistencën e saj në hetime. Rusia nga ana e saj i ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e saj dhe thotë se do të kundërpërgjigjet.
Zelimkhan Khangoshvili, një 40-vjeçar, ish-komandant rebel çeçen, u qëllua pas koke në parkun Kleiner Tiergarten, në Gusht. Menjëherë pas ngjarjes një person u arrestua, por mësohet se ai nuk ka dhënë informacione të vlefshme për policinë.
Media gjermane e ka përshkruar sulmin ndaj Khangoshvili me tentativën e vrasjes së ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës ë tij, ngjarje e ndodhur vitin e shkuar në Britani.
Përplasja diplomatike vjen në një kohë të vështirë për këto dy shtete, 5 ditë përpara samitit të rëndësishëm që mbahet në Ukrainë ku pjesë janë liderët e Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Ukrainës./tvklan.al