Dëbora dhe ngricat mbajnë të izoluar Europën
Stuhitë e dëborës, ngricat dhe erërat e forta që arrijnë deri në 100 km në orë vazhdojnë të mbajnë të izoluar Europën. Në Britaninë e Madhe raportohen probleme të mëdha në transportin e udhëtarëve. Qindra fluturime ajrore janë anulluar nga aeroportet e Londrës. Po kështu edhe në Frankfurt e Paris, në një kohë që dhjetëra persona mbetën të bllokuar në makinat e tyre në kufirin mes Gjermanisë e Francës si pasojë e rreshjeve të borës.
Në Nurenberg të Gjermanisë, një avion i Air Berlin doli nga pista e mbeti i bllokuar në borë. Për fat të mirë nuk pati të plagosur. AP raporton më shumë se 300 aksidente në qytetin Baden Wurttemberg në jugperëndim të Gjermanisë, ku më shumë se 40 persona janë lënduar. Pas parashikimeve për stuhi dëbore, qytetarët janë lajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurojnë sa me shpejt rezerva ushqimore për të paktën katër ditë.
Në aeroportin e Lionit në Francë kanë mbetur të bllokuar më shumë se 1000 udhëtarë. Gjendje edhe më shqetësuese në Britani, ku edhe gjatë ditës së sotme pritet të bien rreth 20 centimetra dëborë. Si pasojë e temperaturave nën zero kanë humbur jeten 22 persona, të gjithë të pastrehë.
Në Zvicër dhe Poloni kanë gjetur vdekjen më shumë se 140 persona. Ndërkohë, edhe shërbimi hekurudhor i trenit “Eurostar”, mes Francës dhe Britanisë, pritet të kufizojë shërbimin e tij. Pasagjerëve u është bërë thirrje të anullojnë ose shtyjnë për më vonë udhëtimet e tyre.
Tv Klan