Dëbora e parë në Tiranë – (2 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Tirana përjetoi sot për rreth një orë rënien e dëborës së parë. Për kryeqytetasit, kjo ishte dita më e ftohtë gjatë këtij dimri, ku temperaturat minimale arritën vetëm në 2 gradë celsius. Ndërkohë reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe qytete të tjera si Kukësi, ku trashësia arriti në 5 centimetra, apo Korça në 2 centimetra. Gjithashtu në të gjitha zonat fushore të vendit ka pasur reshje dëbore të shoqëruara me reshje shiu.
Situata e fundit sinoptike ka lidhje me veprimin mbi vendin tonë të rrymave të ftohta të ajrit me origjinë siberiane. Sipas meteorologëve tanë, gjatë ditës së nesërme pritet ulja e temperaturave nga 3 deri në 4 gradë celcius./tvklan.al