Dëbora paralizon veriun e SHBA


Dëbora paralizon veriun e SHBA

15:05 27/12/2017

Sezoni i festave të fundvitit e ka gjetur të ngrirë veriun e Shteteve të Bashkuara.

Mbi 65 milionë amerikanë po vuajnë pasojat e reshjeve të dendura të dëborës dhe acarit që ka mbërthyer rajonet veriore prej natës së Krishtlindjeve.

Niveli i dëborës arriti në rreth 1 metër e gjysmë në Eri, qytetin e katërt më të madh në Pensilvanisë.

Qarkullimi rrugor është paralizuar krejtësisht, ndërsa janë mbyllur shkollat dhe institucionet publike. Niveli i dëborës theu rekordin e 6 dekadave të fundit.

Në skajet më veriore të Shteteve të Bashkuara, temperaturat tejkalojnë -30 gradë celsius. Ndërsa parashikohet që acari të shoqërojë edhe natën e ndërrimit të viteve.

Tv Klan






Të ngjashme