Debutim ëndrrash për Kosovën
Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një debutim ëndrrash në takimin e parë në një garë zyrtare ndërkombëtare, duke arritur të barazojë 1-1 në Finlandë.
Skuadra vendase e filloi më mirë takimin duke sulmuar dhe duke krijuar disa raste duke arritur te goli në minutën e 18-të.
Kosova nuk u dorëzua dhe pas një aksioni, Bernard Berisha u ndal gabimisht në zonë dhe arbitri akordoi penalti.
Për Kosovën golin e parë e shënoi Valon Berisha në minutën e 60-të.
Edhe dy takimet e tjera në grupin e Kosovës janë mbyllur 1-1 dhe për këtë të gjitha ekipet kanë nga 1 pikë.
Tv Klan