Dedikimi romantik i Ledri Vulës për partneren: Jetojmë veç ne të dy…
Reperi i njohur Ledri Vula para pak kohësh pranoi lidhjen e tij me Sara Hoxhën. Reperi postoi një foto në rrjetet sociale, në të cilën shihej i përqafuar me partneren dhe postimin e shoqëroi me dy zemra.
Që prej atij momenti, Ledri nuk ka hezituar të postojë edhe foto të tjera, ku shihet së bashku me partneren e tij.
Por ditën e sotme përmes një postimi në Instastory, ai i dedikoi fjalët më të bukura Sarës për ditëlindjen e saj.
“E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pjishëm, si të jetojmë veç ne të dy në një ishull. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Ledri bashkëngjitur fotos, ku shfaqen mjaft të lumtur së bashku. /tvklan.al