Defekt në motor, shpëtohet anija me turistë


Defekt në motor, shpëtohet anija me turistë

10:57 12/07/2016

Një anije me turistë është shpëtuar nga Roja Bregdetare. Anija  “Raw Prawn”, me flamur anglez, me 6 persona në bord me shtetësi spanjolle kishte dhënë sinjal për ndihmë.

Mjeti lundrues, 13 metra i gjatë dhe me ngjyrë të bardhë, ishte rreth 7 milje larg nga Porto Palermo kur pësoi defekt në motor.

Në operacionin e shpëtimit ka marrë pjesë anija P- 03 “Shkumbini”, e cila ishte në Porto Palermo.

Nga konstatimet paraprake gjendja shëndetësore e ekuipazhit të anijes turistike është e mirë dhe pa probleme.

Ne orën 09:05 anija P-03 “Shkumbini” e Rojës Bregdetare u akustua në kalatën T në Porto Palermo së bashku me velierën.

/tvklan.al






Të ngjashme