Defekti që pothuajse çoi në tragjedi


Defekti që pothuajse çoi në tragjedi

21:10 07/01/2018

Defekti në sistemin elektronik të një kamioni pothuajse ka çuar në tragjedi.

Sipas medias turke, kamioni po udhëtonte në distriktin Konak të Izmirit në Turqi ditën e diel kur si pasojë e një defekti pjesa e pasme e kamionit është ngritur lart.

Shoferi i kamionit nuk ka vënë re asgjë dhe ka vazhduar rrugën, deri në momentin që pjesa e ngritur lart ngeci në një mbikalim.

Ai arriti ta ndalë kamionin vetëm 200 metra larg. Fatmirësisht në momentin aksidentit nuk kishte asnjë makinë pas kamionit. /tvklan.al






Të ngjashme