Dega e Tatim Taksave kontroll mbi subjektet private në Durrës (28 Mars 1999)


Dega e Tatim Taksave kontroll mbi subjektet private në Durrës (28 Mars 1999)

12:09 28/03/1999

Dega e Tatim Taksave në Durrës do të nisë një kontroll të rreptë për të gjitha subjektet private që tregtojnë mallra ushqimore në këtë qytet. Kjo masë parandalon tendencën e rritjes së çmimeve në situatën e krijuar. Nëse do të ketë një tendencë të rritjes së çmimeve nga kjo Degë do të vihen gjoba të larta ndaj subjekteve private deri në bllokim të aktivitetit.

Ky ka qënë urdhëri i fundit i Prefekturës së Durrësit e cila e detyron Degën e Tatim Taksave dhe Policinë që në bashkëpunim me njëra -tjetrën të kontrollojnë çdo ditë çmimet e mallrave ushqimore në Durrës. Nëse do vihet re një gjë e tillë çdo gjë do të zbatohet me anë të Policisë së Rendit me rreptësi të plotë, bën të ditur zëdhënësi i Prefekturës së Durrësit për Televizionin Klan./tvklan.al

Gazetar: Aleksandër Çipa






Të ngjashme