Degjeneron derbi i basketbollit
Hyrja e tifozëve të Tiranës në fushë çoi në ndërprejen e derbit të basketbollit mes Tiranës dhe Partizanit.
Një debat mes lojtarëve të dy ekipeve gjatë peroidës së tretë të lojës degjeneroi në trazirë nga ana e përkrahësve të Tiranës, të shumtë në numër në sallën sportive “Farie Hoti”.
Ata shkëmbyen fillimisht fjalë me një nga basketbollistët e të kuqve dhe më pas u përpoqën ta sulmonin atë. Vetëm ndërhyrja e policisë shmangu një përplasje që mund të kishte pasoja të rënda.
Pavarësisht negociatave ekipi i Partizanit nuk doli më në fushë, pasi kërkohej që fillimisht të boshatisej tribuna e ultrasve të Tiranës.
Arben Fagu (Trajner i Partizanit)
‘Duhet të largoheshin ata tifozë që ishin problematikë. Nuk duhet të ketë precedentë të tillë”.
Pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje tribunat u boshatisën. Pritet që për ndeshjen të vendosë komisioni i disiplinës, në sfidën ku Tirana po kryesonte me rezultatin 43 – 37. Bardheblutë tani rrezikojnë humbjen në tavolinë.
Tv Klan