Degjeneron në thika sherri mes vëllezërve shqiptarë
Itali – Një sherr i dhunshëm mes dy vëllezërve, i ndodhur rreth orës 03:00 të natës së shkuar, ka degjeneruar në përdorimin e thikave.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur vëllai i vogël, 22 – vjeçari Adelaj Dylia, i cili sipas mediave italiane ka marrë plagë të rënda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I riu u plagos me një thikë kuzhine në pjesën e barkut nga vëllai i tij i madh, 24 – vjeçari Albion Dylia. Ngjarja ndodhi në banesën e vëllezërve shqiptarë, në Bergamo.
Pasi e ka goditur me thikë, ka qenë vetë vëllai që e ka transportuar të riun në spital.
“La Repubblica” shkruan se 24 – vjeçari është vetëdorëzuar në polici pak pas ngjarjes dhe tashmë do të duhet të përballet me akuzën e tentativës për vrasje.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta./tvklan.al