Degradimi i mbikalimit të Fushë-Krujës, e vetmja urë që na lidh me veriun e vendit


Degradimi i mbikalimit të Fushë-Krujës, e vetmja urë që na lidh me veriun e vendit

11:32 22/08/2018

“Ndodhemi në mbikalimin e Fushë Krujës. Kjo është e vetmja urë që na lidh me veriun e vendit. Siç duket edhe nga pamjet ura është degraduar, kjo dhe për shkak të  goditjeve që merr nga mjet e larta. Ndërkohë që problem  është edhe mungesa e sinjalistikës që nuk përcakton lartësinë e mjeteve që duhet të kalojnë nën të”.

Pas tragjedisë së ndodhur në Genova, autoritetet shqiptare u angazhuan në mënyrë urgjente për të parandaluar fatkeqësi të tilla. Policia Rrugore në kontrollin e ekzistence se sinjalistikës dhe respektimin e saj në veprat e artit, ndërsa Autoriteti Rrugor në kontrollin fizik të gjendjes së tyre.

Me sa duket, ky mbikalim jo vetëm që nuk është përfshirë në listën e objekteve ku duhet të ndërhyhet por as nuk është kontrolluar për pajisjen me sinjalistikën e duhur.

Në këtë mbikalim e vetmja tabelë sinjalizuese është kjo që përcakton se këtu ka një urë dhe gjatësinë e saj. Sinjalistika që duhet të përcaktojë peshën e automjeteve që duhet të kalojnë por edhe lartësinë e tyre mungon.

Banor i zonës:

Asnjëherë nuk ka patur sinjalistikë. Këtu kalojnë mjetë më të larta se sa lejohet që e godasin urën. Kemi çdo ditë fadroma dhe vinçe që përplasen. Rrezikohet çuditem se si nuk po bie.

Sipas specialistëve kjo urë ka nevojë për ndërhyrje, në mënyrë që të mos rrezikohet jetëgjatësia e saj.

Arben Dervishaj, ekspert ndërtimi: 

Kjo urë ka nevojë për ndërhyrje pasi hekurat i kanë dal në sipërfaqe dhe rrezikohen stuktura dhe qëndresa e saj. Duhet që të bëhet përforcimi i objektit.

Ekspertët e ndërtimit , veç 7 urave që janë emergjente për të ndërhyrë kërkojnë që të bëhet një studim i të gjitha veprave  publike por jo vetëm ato që janë në akse kombëtare dhe kontrollohen nga Autoriteti rrugor, por edhe ato janë në varësi të bashkive, pasi shumë prej tyre shfaqin probleme.

Arben Dervishaj, ekspert ndërtimi:

Urat që janë ndërtuar me kodet e vjetra janë të rrezikuara, urat që kalojnë mjetet me tonazh më të madh janë të rrezikuara. Duhet një studim i thellë për çdo urë për të parë nëse ato kanë nevojë për ndërhyrje apo jo. Nëse duhet vetëm rikonstruksion apo përforcim i tyre këtë e përcaktojnë studimet e detajuara. Ne na duhet një databazë për të dhënat e çdo vepre arti që ta dimë se në çfarë gjendje janë por edhe për të matur dhe kostot që duhen për mirëmbajtjen dhe ndërhyrjen në to.

Klan Plus






Të ngjashme