Dehidratimi për pak sa nuk i merr jetën vogëlushit


Dehidratimi për pak sa nuk i merr jetën vogëlushit

10:27 04/02/2019

Një nënë u ka bërë apel të gjithë prindërve që të bëjnë kujdes kur foshnja e tyre ka të vjella, pasi kjo mund ti marrë jetën. Samantha Marwood, 31 vjeçe, tha se djali i saj Vincent u dehidratua aq shumë saqë rrezikonte jetën, pasi çdo 30 minuta për 10 orë rrjesht vetëm ka vjellë. Ai u dërguapa ndjenja menjëherë në spitalin Hull, në Angli.

Mjekët i thanë nënës se ajo mund ta kishte shmangur këtë situatë nëse do i kishtë dhënë vogëlushit të saj një ilaçin Dioralyte.

Nëna ka treguar se mësnatën e së shtunë djali i saj ka qenë në një gjenjdje shumë të keqe dhe teksa ajo ishtë në dhomën e saj të gjumit ka dëgjuar Vincentin teksa kolitej dhe ishte gati duke u mbytur,  shkruan Metro.

“Ne u përpoqëm ti jepnim atij ujë dhe qumësht, por ai i nxirrte të gjitha. Mesditën e së dielës ai ishtë shumë i lodhur dhe i rraskapitur, pasi gjatë gjithë kohës vetëm kishte vjellë. Filloi ti ndryshonte ngjyra e trupi, këmbët dhe duart i kishte shumë të ftohta, ndërsa pjesën tjetër të trupit e kishtë të nxehtë”.  

Mjekët e spitali thanë se niveli i sheqerit të Vincent kishtë rënë në 1.7 nga 5.7 që duhet ta ketë një fëmijë normal.

Më pas ata i dhanë lëngje dhe antibiotikë dhe situata filloi të përmirësohej, pas 15 minutash.

Samantha, dëshiron që të gjithë prindërit të jenë të vetëdijshmë dhe të veprojnë në kohë kur përballen me situata të ngjashme. 

“Kur mjekët më thanë se mund ta kisha shmagur të gjithë këtë vetëm me një ilaç nuk mund ta besoja”

, ka thënë ajo./tvklan.al






Të ngjashme