Dekanë, me temë plagjiaturë
Kontrolli i titujve do të bëhet pas procesit të zgjedhjeve në universitet
Procesi i kontrollit të plagjaturave dhe titujve akademikë është shumë larg. Pas protestave të studentëve në dhjetor të 2018, qeveria shqiptare miratoi një vendim, i cili u pretendua prej tyre se do t’i jepte zgjidhje kësaj situate, duke i dhënë të drejtën Ministrisë së Arsimit që nëpërmjet softwerëve të bënte kontrollin e disertacioneve që do t’u dërgonin univeristetet.
Por pas mospërmbushjes së këtij vendimi, qeveria pak muaj më parë ndryshoi vendimin, duke ia lënë në dorë sërish universiteteve që të bëjë kontrollin e e titujve. Madje as drejtuesit e sapozgjedhur në univeirsitete nuk e kanë kalur kontrollin e titujve akademikë.
Veç denoncimeve të studentëve gjatë protestave të dy viteve më parë, një rast flagrant është edhe ai i dekanes së sapozgjedhur në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Ilirjana Zekja, e cila është denoncuar nga kolegu i saj në Harvard se i ka kopjuar mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”.
Pedagogu Gregory Piazza thekson se ka publikuar këtë temë në vitin 2012. I pyetur për këtë çështje rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka deklaruar se çështja do të diskutohet edhe në mbledhjen e senatit akademik të universitetit, i cili do të ngrejë një komision për verifikim. Sipas rektorit Gjata, këtij procesi pritet t‘i nënshtrohen të gjithë stafet akademike.
Klan Plus