Deklarata e Majkos për Kosovën – (24 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryeministri Pandeli Majko:- “Ne këtë mbledhje në orët e vona, por krejtësisht të zakonshme për situatën që kalon kombi ynë. I drejtohem nëpërmjet kamërave të Televizionit Shtetëror dhe atyre privat gjithë komit shqiptar që po kalon një nga ditët më të vështira, të historisë së tij. Situata e krijuar në Kosovë është më tepër se e rëndë. Nato ka deklaruar gadishmërinë, për të nisur sulmet ajrore mbi objektivat ushtarake serbe në Kosovë. Ndërsa ne sapo kemi marrë një mesazh nga sekretari i përgjithshëm i Natos Havier Solana, për mbështetje të plotë të Aleancës për integritet territorial, pavarësinë politike dhe sigurinë e vendit tonë Shqipërisë. Zoti Solana ka theksuar se Aleanca do të shikoj me seriozitetin e duhur çdo sulm nga republika federale e Jugosllavisë së mbetur ndaj vendit tonë. Unë dua të garantoj gjithë kombin shqiptar se qeveria e shqipërisë po e ndjek me vëmendje të plotë situatën e krijuar dhe po merr masat e nevojshme për të qenë e përgatitur edhe për skenarin më të keq të mundshëm. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë është i shenjtë dhe ne po punojmë me intesitet të plotë për përpunimin e masave konkrete për përballimin e situatës. Firmosja në Paris e marrëveshjes së përkohshme të paqes dhe vetëqeverisjes në Kosovë, e rreshtoi përfundimisht kombin shqptar në të njëjtin front me SHBA, Naton dhe faktorin ndërkombëtar që kërkon zgjidhjen paqësore e politike të krizës në Kosovë. Unë dua që nga kjo sallë ti dërgoj një mesazh solidariteti gjithë popullit të Kosovës martire e luftëtarëve të UÇK, e të përsërisë së në këto ditë të vëzhtira ne jemi pranë tyre./tvklan.al